Adelina u rikthehet sherreve të vjetra: Mos më bëni t’ju rikujtoj kush jam në të vërtetë

Adelina Ismaili e nis në mënyrën më të mirë të mundshme vitin e ri kalendarik.

Ajo publikoi një këngë të re të titulluar “1000 engjëj”, ku bukuroshja shihet si një princeshë e përrallave.Sponzor

Por, duket se këngëtarja i është rikthyer konflikteve të vjetra teksa ka lënë një mesazh në rrjetet sociale.

Kështu të paktën ka lënë të kuptohet nëpërmjet mesazhi në llogarinë personale në Instagram, ku duket qartë irritimi i saj, ndaj ndonjë provokimi të mundshëm.

“I nuhas disa k*çka nga e shkuara që ulërasin vërdallë. Jam shumë e zënë dhe e lumtur për t’u bërë sërish si gruaja që njihnit dikur. Por kush e di… Mos më bëni t’ju rikujtoj kush jam në të vërtetë!”, ka shkruar zeshkania.

Nuk dihet se kujt i referohet ky mesazh, por duke se Adelinën dikush e ka bërë shumë nervoz, sa që moti nuk kemi pasur një kësi reagimi të artistes.

Ndryshe, Ismaili ka paralajmëruar edhe këngë të reja që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.