Nexhat Daci i kërkon LDK-së të udhëheqë dialogun

Faza përfundimtare e shtetësisë së Kosovës që ka të bëjë me dialogun me Serbinë, po e gjënë vendin në një moment të çorientuar politik ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka humbur orientimin e saj historik.

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (AShAK), Nexhat Daci, dikur pjesë e LDK-së, e quan të dhimbshme abstenimin e kësaj partie karshi dialogut, duke e vlerësuar atë pa frymën rugoviane.

Në një intervistë për Ekonomia Online, kreu i AShAK-ut kërkon nga LDK-ja që të udhëheqë me dialogun.

“LDK e Rugovës tani në këtë periudhë kam përshtypje që e ka humbur orientimin e vet historik dhe është e dhimbshme kur një LDK që ne e quajmë LDK e Rugovës të mos jetë në finalizimin e shtetësisë së Kosovës”.

“Unë kërkoj për herë të parë, kërkoj prej LDK-së nuk kam kërkuar asgjë kurrë vetëm kam dhënë autoritete, që të jetë në këtë proces përfundimtarë dhe ajo ta udhëheqë delegacionin shtetërorë, sepse i takon për nga tradita dhe nga substanca. Asgjë nuk ka të përbashkët, abstenimi i LDK-së së sotit në shtet-formim me atë që i takon si substancë”, tha Daci për Ekonomia Online.

Mungesën e LDK-së në këtë proces, Daci e quan të paakceptueshme, e gjithë kjo sipas tij, nga apetitet e gjeneratës së re.Ai ka pritshmëri nga dy figura të LDK-së, Agim Veliu dhe Lutfi Haziri, që të shfrytëzojnë figurën rugoviane dhe të kthejnë këtë parti në bazën e saj.“LDK është një shtëpi e madhe me njerëz të shkolluar, si vazhdimësi por si duket apetitet e gjeneratës së re janë më të madhja, e shohin kohën për të qenë kryetar i LDK-së dhe janë çorientuar në plotësi. Unë kam pritur si ju sepse dy nënkryetarë të saj kanë qenë ministra të qeverisë së Rugovës, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu”.“Prandaj unë po kërkoj prej këtyre dy këtyre, Lutfi Haziri dhe Agim Veliut ta shfrytëzojnë përvojën rugoviane dhe të kthejnë LDK-në në bazën e saj të vlefshme dhe të mirë njohur në mbarë botën”, u shpreh Daci.

Përbërjen e ekipit negociator për dialogun Kosovë-Serbi, Daci e quan të “mrekullueshme”. Ndërsa Kosovën në këtë fazë, ai e vlerëson që është në një rrugë të shëndetshme.

“Unë vlerësoj që është një potez shumë i qëlluar për nga përbërja shumë i mrekullueshëm sepse prania e kryesuesit të atij delegacioni krijon asociacione të rënda për Serbinë dhe unë për këtë arsye po them se për herë Kosova është në një rrugë të shëndetshëm të realizimit të qëllimit të të drejtave të veta edhe kombëtarë edhe gjeografike edhe të gjitha ekonomike e tjera”, pohoi Daci.Sa i përket fazës finale të dialogut, kryetari i Akademisë së Shkencave, thotë se Kosova do të dalë fituese, ngase vendi njëherë e përgjithmonë do të lirohet dhe do të jetë shtet të cilin do ta përkrahë e gjithë bota perëndimore.

“Dy shtetet në radhë të parë mund ta fitojnë paqen, e dyta me krejt potencialet e fuqishme që ka Kosova mund të bëjë një të mirë, që të sigurojë një jetë të dinjitetshme qytetarëve të Kosovës. Kosova nuk mund të humbë në një proces që udhëhiqet nga Amerikanët, sa herë që ka bashkëpunuar dhe ka qenë e vetëdijshme për autoritetin dhe vullnetin e amerikan që ta ndihmojnë Kosovën kemi dalë fitues”, pohoi ai për EO.Rolin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, karshi dialogut, e krahason me zhvillim e mbrojtjes së Kosovës, duke filluar nga TMK-ja, FSK-ja dhe tani Ushtria. Sipas Dacit, asnjë nga këto procese nuk kanë kaluar pa udhëheqjen e Hashim Thaçit.

“Unë nuk kam qenë kurrë në historinë time politike në miqësi me presidentin Thaçi, por të themi me sjelljet jo të mira që kanë qenë në fillim të bashkëpunimit kanë shkuar një përmirësim gjithmonë gradual dhe në një respekt reciprok. Unë them një të vërtetë, historike, asnjë fazë e zhvillimit të TMK-së ose të UÇK-së, e tani të Ushtrisë së Kosovës, nuk ka qenë jashtë ndihmës ose udhëheqjes të Thaçit”, tha kryetari i AShAK-ut.Për bashkimin e Luginës me Kosovën, Daci pohon se kjo nuk i takon AShAK-ut të merret me këtë çështje, por sipas tij, bashkimi mund të jetë i mundur.“Akademisë nuk i takon të merret me këtë, Dacit si individ jo si kryetar akademia, për herë të parë në historinë jo vetëm të re apo të vjetër, trojet shqiptare e kthejnë një territor të vetin në gjirin shqiptarë, për herë të parë ka ngja”, u shpreh Daci.

Asnjëherë për Dacin nuk kanë qenë dy Mitrovica dhe kurrë nuk do të ndodhë një gjë e tillë.

“Nuk duhet me qenë dy Mitrovica kurrë, sepse kurrë nuk ka pasur dy Mitrovica, nuk ka pas veriore dhe jugore. Dhe kurrë nuk ka mund dhe nuk do të mundë që resurset ujore Ujmanin ose pasuritë e Trepçës ti grabisë Serbia, nuk ka teori. Qytetarët janë të frikësuar nga politika dhe politikanë e pa përgjegjshëm”, tha ai.Sa i përket rolit të Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës në procesin e dialogut, ai thotë se ky institucion nuk duhet të jetë as pozitë e as opozitë e shtetit.Sipas tij, AShAK-u, duhet të jetë këshilltarë shkencorë i fuqishëm dhe nuk do të jetë kundër interesit kombëtarë dhe shtetërorë.Daci nuk sheh angazhim të tijin politik, por pohon se angazhimi i tij këshillëdhënës nuk do të mungojë për asnjë individ apo institucion në vend.

Vizioni.info Author