Uncategorized 

Rriten rrogat e asambleistëve

Sipas Projektligjit për Paga, i cili pritet të miratohet në Kuvendin e Kosovës më 31 janar, asamblistëve komunalë do t’u rritet rroga për 78 euro. Nga rreth 220 euro sa e kanë marrë deri tani, nëse kalon Projektligji, rroga e tyre do të bëhet 298 euro. Asambleisti sipas Projektligjit për Paga në sektorin publik do ta ketë koeficientin 1.25. Përderisa një koeficient është i barabartë me 239 euro, një asamblist në fund të muajit do të marrë 298 euro. Një asamblist do të marrë rrogën e njëjtë me një mekanik,…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Fillon mbledhja komemorative për Arian Dacin

Ka filluar mbledhja komemorative për nder të zv.ministrit Arian Daci. Kjo mbledhje është organizuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Edi Daci-Prapashtica, motra e të ndjerit Arian Daci, para të pranishmëve në mbledhjen komemorative, ka thënë disa fjalë për të vëllanë, raporton KTV. “Në emër të familjes, ju falënderoj për përkrahjen dhe ngushëllimet e gjithashtu për prezencën tuaj”, ka thënë ajo. E teksa ka kujtuar vëllanë Arian Daci, shkurtimisht për të ka thënë “Faleminderit shpirt”.  

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Haradinaj: Arian i dalluar për vlera njerëzore. Do të na mungosh!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, zëvendësministra dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe pranë arkivolit në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të zëvendësministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci.  Pas homazheve kryeministri Haradinaj është nënshkruar në librin e zisë. “Arian i dalluar për vlera njerëzore. Do të na mungosh!”, ka shkruar kryeministri Haradinaj. Poashtu, gjatë ditës së sotme nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, mbahet mbledhja komemorative nga ora…

Lexo më shumë
Rajon 

Tentuan të grabisin bankomatin, arrestohen të dyshuarit

Gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës persona te janë munduar të grabisin një nga bankomat, të një banke të nivelit të dytë në Bulqizë. Por edhe pse kanë dëmtuar bankomatin ata nuk kishin mundur që të merrnin asnjë qindarkë. Pas hetimeve t bëra ana e policisë së këtij qyteti kanë arrestuar edhe dy persona si të dyshuar për këtë vjedhje të mbetur në tentativë. Mësohet se specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë në bashkëpunim me DVP Dibër arrestuan shtetasit E.A, 31 vjeç dhe…

Lexo më shumë
Rajon 

Moti sot në Shqipëri

Shqipëria sot do të ndikohet relativisht nga masa ajrore të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare kryesisht mbi relievet malore. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-15 m/sek intensive në bregdet pas orëve të pasdites. Deti i forcës do të jet 1-3 me lartësi vale 0.7-1.8 metër.

Lexo më shumë
Bota 

Kryeministri kanadez largon nga misioni diplomatik ambasadorin e Kinës

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka larguar nga misioni diplomatik, ambasadorin e Kinës, John McCallum. Kjo vjen pas komenteve kontraverse të ambasadorit McCallum që i bëri ndaj një rasti të ekstradimit ku përfshihej një zyrtare e lartë ekzekutive e telekomunikimit Huawei të Kinës. Kryeministri Trudeau thanë një njoftim se ka kërkuar nga McCallum të tërhiqet nga posti, por nuk ka ofruar arsye të tjera. Ndalimi zyrtares së lartë Meng Wanzhou, me kërkese të Shteteve të Bashkuara, kishte acaruar Kinën dhe kishte lëkundur raportet e saj me Kanadanë. Meng akuzohet nga…

Lexo më shumë
Rajon 

Tetova qyteti më i ftohtë në Maqedoni

Gjatë mëngjesit në Tetovë është më ftohtë me -11 gradë celsius, ndërsa një gradë është në Gjevgjeli. Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, deri në ora 07:30 -10 ka qenë në Shkup, -8 në Prilep, Manastir dhe Dibër me -7, -6 në Krushevë, Demir Kapi dhe Kriva Pallankë, -4 në Ohër si dhe – 13 në Berovë. Lartësia e borës në Kodrën e Diellit është 101 centimetra, 35 në Tetovë, 28 në Gjurishte, 26 në Shkup, 25 në Demir Kapi, 19 në Manastir, 10 në Ohër dhe Shtip, nëntë në Kriva…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Vuçiq pyet serbët: Cili është çmimi që mund ta paguajmë për Kosovën?

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është koha që  të fillohet të mendohet për njerëzit, duke mbrojtur interesat e tyre dhe për të fituar sa më shumë të jetë e mundur, por  shtoi se mashtrohet kushdo që mendon se është e mundur të mbahet konflikt i ngrirë në Kosovë. “Jam i dëshpëruar në qoftë se njerëzit nuk duan ta kuptojnë, por unë këtë nuk mund ta ndryshoj, siç nuk do ta ndryshoj politikën që është racionale, serioze dhe e përgjegjshme, dhe që po sjell rezultate të mira për Serbinë”,…

Lexo më shumë
Rajon 

Ekstradohet nga Anglia në Belgjikë shqiptari, “koka” e trafikut të emigrantëve në Angli

Kreu i një rrjeti të trafikimit të emigrantëve drejt Britanisë së Madhe është ekstraduar drejt Belgjikës për të shlyer dënimin me 10 vite burg dhe 720 mijë euro gjobë. Shqiptari Alket Dauti u arrestua në një aksion të zhvilluar në apartamentin e tij në jug të Londrës në qershor të vitit 2018. Arrestimi i tij ishte pjesë e një hetimi të përbashkët britanik-belg, ndërsa ai drejtonte një grup që dërgonin me kamionë burra, gra dhe fëmijë nga Belgjika drejt Britanisë kundrejt pagesës, raporton bw. Banda përdorte shoferë të korruptuar kamionësh…

Lexo më shumë
Vend 

Kastrati në krye të Bordit Drejtues të Diplomacisë Digjitale për Evropë

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, thotë se sipas rekomandimeve nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Qendra për Perspektivë Evropiane, Drejtori i Komunikimit dhe Diplomacisë Publike në MPJ, Sami Kastrati, i cili më herët kishte shërbyer si Zëvendës-Ambasador i Republikës së Kosovës në SHBA, është përzgjedhur në Bordin Drejtues të Projektit për Diplomaci Digjitale për Evropë. “Ne, ju ftojmë juve, që të shërbeni në një ulëse në Bordin Drejtues. Ju, jeni rekomanduar si një person me nivel të rëndësishëm të njohurive, përvojës dhe dedikimit, të gjitha këto do të…

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial