Veseli fton qytetarët ti vizitojnë bjeshkët e bukura të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka ftuar qytetarët që më 2019 të vizitojnë më shumë bukuritë natyrore dhe bjeshkët e mrekullueshme të Kosovës.

Vikendin e fundit të vitit 2018 Veseli e kaloi duke ecur në natyrë, nga ku fton qytetarët që vitin e ardhshëm të bëjnë më shumë ecje në bjeshkët e Kosovës.

“Vendi ynë ka natyrë të mrekullueshme. Në vitin e ri që po vjen, eksploroni edhe më shumë bjeshkët dhe malet tona, promovoni ato që Kosova të jetë një destinacion për turistë nga e mbarë bota”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në “Facebook”.