Reali, kampion i Evropës edhe në basketboll

Sikurse në futboll edhe në muajin maj Real Madridi ka shënuar fitore në finalen e madhe të Euroligës në basketboll ndaj Fenerbahçes.

Në ndeshjen e luajtur në Beograd, klubi nga kryeqyteti spanjoll ka fituar me rezultat të ngushtë 85-80.

Kjo fitore e bën ekipin nga Madridi skuadrën më të trofeshme në Evropë, duke grumbulluar titullin e dhjetë në këtë garë.