Ndihmohen 387 familje për fundvit

387 familje në nevojë kanë marrë pako ushqimore dhe veshmbathje për festat e fundivitit.

Kjo si rezultat i një aksioni humanitar që nisi dy javë më parë me iniciativën e Vanesa Sadriut nga Klubi RinON në komunën e Ferizajt.

Sadriu ka thënë se qëllimi i aksionit ka qenë solidarizimi me familjet në nevojë, teksa tregoi se plot familje pranuan ndihmat me lot në sy.

“Aksioni ka filluar që dy javë, për dy javë rresht kemi punuar ditë e natë dhe kemi arritur që të sigurojmë ushqim për 387 familje, dhurata, e po ashtu veshmbathje. Aksioni është nisur nga unë në kuadër të klubit RinON, po gjithmonë kemi pasur edhe mbështetje nga agjencionet e patundshmërive këtu në Ferizaj”, ka thënë Sadriu për KosovaPress.

Përndryshe, familjet përfituese të këtij aktiviteti janë kryesisht nga fshatrat e Ferizajt, Kaçanikut, Klinës e Vitisë. 

Vizioni.info Author