A ndikon temperatura në personalitetin e njeriut?

Nga Scott A.McGreal

Dihet se tiparet e personalitetit të njeriut, ndryshojnë sistematikisht në të gjithë rajonet gjeografike anembanë botës. Ndërsa arsyet janë të shumta, një studim i ri zbuloi se temperatura rajonale e ambientit, ishte një faktor i rëndësishëm.

Më konkretisht, njerëzit që rriten në rajone me temperaturë më të butë ambientale (afërsisht 22°C) kishin nivele më të larta të hapjes ndaj të tjerëve, stabilitetit emocional, pajtueshmërisë, ndërgjegjshmërisë dhe hapjes ndaj përvojave të reja, krahasuar me ata që janë rritur në rajone me temperaturë më të ulëta apo më të larta.

Temperatura rajonale, mund të ndikojë në zhvillimin e personalitetit të dikujt, përmes faktorëve si lodhja nga temperatura. Ka të ngjarë që disa tipare të personalitetit, mund të jenë më adaptive në mjedise më të ftohta ose më të nxehta. Për njerëzit, temperatura e ambientit që është më optimale për rehatinë personale, është zakonisht rreth 22 °C.

Mjediset që dukshëm devijojnë nga kjo normë, priren të jenë shumë të nxehta ose shumë të ftohta. Autorët e një studimi të ri, sugjerojnë se niveli i temperaturës së ambientit (dmth sa më pranë nivelit 22 °C) mund të jetë një faktor i rëndësishëm që ndikon në zhvillimin e tipareve të personalitetit.

Kjo ndodh sepse kur temperatura është mesatare, njerëzit mund të jenë më të gatshëm të dalin jashtë dhe të kenë përvoja të reja, p.sh shoqërimi dhe eksplorimi i mjedisit përreth tyre. Nga ana tjetër, kur është shumë e ftohtë ose e nxehtë, njerëzit mund të jenë më të prirur të qëndrojnë brenda dhe të eksplorojnë më pak mjedisin rreth tyre.

Për të testuar, autorët kanë kryer studime në dy vende gjeografikisht të mëdha, e megjithatë kulturalisht të ndryshme:Kina dhe SHBA. Në pjesën kineze të studimit, morën pjesë mbi 5000 nxënës nga 59 qytete.  Për të përjashtuar shkakun e kundërt, d.m.th që njerëzit mund të emigrojnë në qytete që pasqyrojnë personalitetin e tyre, studimi përfshiu vetëm njerëzit që kishin kaluar fëmijërinë e tyre në vendlindjen e tyre.

Përveç kësaj, për të përjashtuar mundësinë që prindërit e pjesëmarrësve mund të kishin emigruar në qytete të caktuara që i përshtateshin personalitetit yë tyre, dhe pastaj ia kaluan tiparet fëmijët e tyre, pjesëmarrësit u kufizuan tek ata që kishin lindur në rajonin e të parëve të tyre.

Për secilin qytet, ata llogaritën një indeks pagabueshmërie, duke përcaktuar diferencën midis temperaturës mesatare vjetore të qytetit për 40 vitet e mëparshme dhe 22 °C. Qytete më afër kësaj temperature janë konsideruar si më të butë, ndërsa ata që ishin shumë më të nxehtë ose të ftohta, më pak të butë.

Siç pritej, ata zbuluan se tiparet e personalitetit ishin të lidhura me butësinë e temperaturës, domethënë, një temperaturë më e lartë shoqërohej me nivelet më të larta të secilës prej 5 tipareve të ekstraversionit, stabilitetit emocional, pajtueshmëri, ndërgjegjshmërisë dhe hapjes ndaj përvojave.

Kjo mbeti e vërtetë, edhe pas marrjes në konsideratë të një vargu ndryshimesh të tjera që mund të ndikojnë personalitetin e njeriut, siç është PBB për frymë, dendësia e popullsisë, mosha, gjinia dhe rastësia e ndikimit. Kjo variabël i fundit vlen të komentohet, pasi tiparet e personalitetit ishin gjithashtu të lidhura me të, në mënyrë të konsiderueshme për stabilitetin emocional, ndërgjegjshmërinë dhe hapjen ndaj përvojave. Për të përsëritur gjetjet kineze në SHBA, autorët shqyrtuan temperaturat rajonale të ambientit, me një mostër shumë të madhe (mbi 1.6 milionë njerëz), të cilët dhanë informacion rreth tipareve të tyre të personalitetit dhe vendlindjes në një sondazh online.

Ashtu si me mostrën kineze, studimi amerikan u shoqërua me nivele më të larta të ekstraversionit, stabilitetit emocional, pajtueshmërisë, ndërgjegjshmërisë dhe hapjes ndaj përvojës, si dhe stabilitetit emocional dhe qëndrueshmërisë.

Interesant është fakti që një temperaturë mestare, dukej se kishte efekte më të mëdha në tiparet e personalitetit në Kinë se sa në SHBA, ndërkohë që PBB-ja për frymë në përgjithësi, dukej se kishte efekte më të mëdha në SHBA se sa Kina.

Ngjashëm, një studim në Japoni zbuloi se temperaturat më të nxehta ishin të lidhura me një lumturi më të pakët. Veçanërisht, diapazoni i temperaturës gjatë periudhës së studimit ishte 5- 30 ºC, çka do të thotë se pjesëmarrësit përjetuan dimër mjaft të butë, por një verë të nxehtë.

Nga ana tjetër, një studim në Estoni, shqyrtoi mirëqenien brenda një temperature më të ftohtë, rreth -15 ºC deri në 18 ºC. Interesant ishte fakti që temperaturat më të ngrohta, u shoqëruan me një rritje të lehtë si në ndikimin negativ ashtu edhe pozitiv.

Dhe kjo në krahasim me temperaturat më të ftohta, kur njerëzit përjetuan emocione më intensive, pozitive dhe negative, kur moti u bë më i ngrohtë.  Nga ana tjetër, temperaturat më të ftohta u shoqëruan me ndjesinë e lodhjes. Bërja bashkë e këtyre gjetjeve, sugjeron që temperaturat mund të kenë efekte të padëshirueshme në gjendjen tonë emocionale. Edhe pse efektet duken më të qëndrueshme për temperaturat më të larta dhe me të ulëta.

Një pyetje tjetër që del nga studimi, është nëse ndryshimet në tiparet e personalitetit që lidhen me temperaturat, janë adaptive në një kuptim evolucionar (p.sh ato i ndihmojnë njerëzit të mbijetojnë më mirë) apo një efekt anësor i keq-adaptuar i jetesës në një mjedis më të ashpër? Ekziston një teori se ndryshimi i personalitetit ka evoluar tek njerëzit dhe kafshët e tjera, sepse për çdo tipar të personalitetit, nuk ekziston një nivel optimal i atij tipari, që është adaptiv në çdo mjedis. Prandaj, nivelet e larta ose të ulëta të tipareve të caktuara, mund të jenë më të përshtatshme për mjedise të caktuara.

Marrë me shkurtime nga Psychology Today