E rëndë, shpërthen autobusi me turistë, raportohen viktima

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur pranë piramidës së Gizës në Kajro.

Duke iu referuar raportimeve të mediave vendase, thuhet se ka dy viktima.

Sakaq, bëhet me dije se dy turistë vietnamezë kanë humbur jetën, ndërsa 10 të tjerë janë plagosur. Ndërkohë Sky News Arabia, raporton se  shpërthimi ishte shkaktuar nga një mjet shpërthyes i improvizuar.

Ndërsa autoritetet vijojnë hetimet pasi nuk dihen ende rrethanat ku pranë vendit të ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie dhe ambulanca.

Vizioni.info Author