Astronomet nga Kosova në Tiran, takohen me astronomet nga shqipria

Klubi i Astronomëve Amator të Kosovës, i parë i shkencës dhe astronomisë në Kosovë, ka shkuar në viztë në Universitetin e Tiranës.

“Takim me Prof. Dr. Mimoza Hafizi (astrofizikante) dhe grupin e astrofizikës.

Ndihemi të nderuar që patëm rastin të takonim Znj. Hafizi në Universitetin e Tiranës dhe për mikëpritjem e saj. Biseduam për bashkëpunimin ndërmjet klubeve astronomike dhe Observatorin e Tiranës i cili do të ndërtohet vitin e ardhshëm.

Prof. Hafizi ka doktoruar në Paris dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare për astronomi. E ftuam Prof. Hafizi që të vizitojë Klubin e Astronomëve – Astronomy Club of Kosovo dhe Observatoriumin në Pallatin e Rinisë.
E informuam edhe për Komisionin e astronomisë në kuadër të Asociacioni për Arsim dhe Aftësim Profesional të Republikës së Kosovës.

Po-ashtu biseduam edhe për promovimin e librit të saj PIKA TRËNDAFIL (një libër për sistemin exoplanetar), të cilin e botoi këto ditë. Promovimi i librit do të bëhet në Prishtinë shumë shpejt.”. Ka shkruar në faqen zyrtare të klubit /ACK/

Vizioni.info Author