Aksident në Milloshevë, të përfshira edhe vetura zyrtare

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në fshatin Milloshevë të Obiliqit.

Në fotografitë e siguruara nga KP shihet se në aksident janë përfshirë Forenzika, Policia e Kosovës dhe një veturë civile.