Vuçiq takohet me Putinin më 17 janar: Do të diskutojmë hapur gjithçka, edhe për letrën e Trumpit

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq thotë se nuk ka parë ndonjë problem me “anën ruse”, pas letrës së presidentit amerikan Donald Trump.

Vuçiq gjithashtu ka shtuar se me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili do të vizitojë Serbinë me 17 janar, do të diskutojë hapur gjithçka – madje edhe për letrën e Trump.

“Sa i përket reagimit rus, unë nuk i kam parë ato. Unë jam duek pritur Putinin më 17 janar. Nuk kam pasur asnjë problem të flas me të hapur, por nuk pasë probleme në anen ruse’, tha Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, shkruan rts, transmeton lajmi.net

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari serb, Vuçiq tha se është më e lehtë për ta parë atë që thuhet në mediat serbe, përndryshe, siç thekson ai, “shumë më e keqe dhe më e vështirë sesa në rusisht”, dhe thotë se nuk kupton pse duhet të komentojë mbi mediat ruse.

Ai gjithashtu tha se letra e Trump ishte e arsyeshme, siç mund të pritet nga presidenti amerikan, pasi SHBA-të e njohin Kosovën.

“Por për ne, lajmi i mirë është roli i Beogradit dhe thuhet se Prishtina duhet të pajtohet me Beogradin”, tha Vuçiq duke iu përgjigjur pyetjeve pas takimit me kryeministrin grek Alexis Tspiras.

Marrëveshja nuk është as afër:

Ai përsëriti se asnjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nuk është afër, por se ai nuk do të heqë dorë nga kërkimi i një zgjedhjeje kompromisi për çështjen e Kosovës, sepse lufta e tij ështëp ër paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e Serbisë.

Vuçiq tha se ndryshe nga politikanët në Serbi por edhe në vendet tjera ky do të veprojë “me ndëgjegjen e pastër atë që ai mendon se është më e mira për Serbinë”.

Do të ishte mirë që Serbia të ketë një marrëveshje, por që ne e përsërisim, larg nga çdo marrëveshje – edhe pse Trump beson që jemi afër.

“Amerika e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe nuk do të ndryshojë lehtë vendimin e saj, por ajo që është në këto kushte që këqija është emirë për ne, dmth kërkon rolin e Beogradit dhe Prishtina thotë se duhet të bjerë dakord për Beogradin, lajme të mira”, tha Vuçiq. 

Vizioni.info Author