Saranda Bogujevci kthehet në Kosovë pas trajtimit të plagëve të luftës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se deputetja Saranda Bogujevci është rikthyer nga Mançesteri në Prishtinë pasi kishte shkuar për trajtimin e plagëve të marra gjatë luftës në Kosovë.

“Saranda u rikthye në Prishtinë nga Mançesteri. Pjesa e parë e operacionit të rikuperimit nga plagët e luftës ka shkuar siç është më së miri. Saranda si vajzë e mitur është qëlluar me 16 plumba në trup nga policët serbë më 28 mars 1999”, ka shkruar Kurti në faqen e tij në ‘Facebook’.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, nuk ka mundur të jetë prezent për të votuar transformimin e Forcave të Sigurisë të Kosovës në Kuvendin e Kosovës pasi ishte duke i trajtuar nga plagët e marra gjatë luftës së fundit në Kosovë.