Propozim: Taksa për Ushtrinë e Republikës së Kosovës “Gjaku i tyre, obligim për ne”

Autor: Ma.sc Xhemajl M. Jashari
Propozim: Taksa për Ushtrinë e Republikës së Kosovës 
“Gjaku i tyre, obligim për ne”

Përpjekjet shekullore për një shtet plotësisht të pavarur ende janë temë diskutimi i shoqërisë sonë, me gjithë sakrificen e madhe të popullit tonë. Deri këtu, erdhem duke paguar me gjak tokën tonë, duke u mbrojtur nga llojlloj sunduesi. Mbi ne u ushtrua gjenocid, por ne i qëndruam besnik tokës sonë. Duruam shumë, vuajtëm shumë, u diskriminuam nga bota e quajtur demokratike, deri sa disa nga vendet e botës kuptuan të vërteten. SHBA-ja dhe disa shtete të Evropes si: Gjermani, Britania, Italia e disa të tjera, ndihmuan popullin tonë, luftën tonë.

Të tilla shtete, përkrahen edhe Pavarësinë e Kosovës me 17 shkurt 2008, duke realizuar një ëndërr të kahmotëshme të popullit tonë, por kjo pavarësi do të jetë gjysmake dhe e rrezikuar, nëse Kosova nuk do të ketë Ushtri të fuqishme. Prandaj, mbeshtetur çdo herë nga aleatët tonë, Republika jonë pritet që me 14.12.2018 ta formoi Ushtrinë, çka përfundimisht do ti tregoi armiqëve se Kosova tani mbrohet vet nga rreziqet e mundëshme. Por, problem serioz paraqet buxheti i vogël për Ushtrinë. Prandaj, na takon neve si qytetar të gjejmë alternativa. Po si?

Në opinionin e gjerë kosovar, po ipen ide se Ushtria duhet të ndihmohet nga kontributi qytetar, sepse buxheti aktual e kufizon Ushtrinë në shumë aspekte. Unë dhe çdo kosovar besoj, jemi përkrahës të kësaj ideje. Por kjo ide, propozoi duhet të formulohet me kujdesë, dhe duke ngarkuar të punësuarit me një shumë modeste. Kontributi do të bëhej varësisht nga lartësia e pagës. Kurse, kjo taksë do të duhej bërë e detyrueshme për të punësuarit, dhe destinacioni i saj të ishte vetëm ngritja e kapaciteteve të Ushtrisë sonë dhe asesi për qëllime tjera.

Gjithashtu, ky fond do të duhej të udhëheqej nga një njeri i besueshëm dhe kredibil, dhe asesi nga ndonjë politikan apo i afërm i tyre, kurse si qytetar do ta propozoja të nderuarin Halil Kastrati udhëheqës i këtij fondi (Nga shoqata humanitare Jetimat e Ballkanit). Natyrisht, do të duhej formohet një Këshill për udhëheqje dhe monitorim. 
Si rregull, pagat në Kosovë do ti ndaja në (6) gjashtë kategori, kurse ngarkesat do të rriteshin varësisht nga lartësia e pagës, kurse do përjashtohen nga obligimi: familjet me asistencë sociale, paga e dedikuar për familjet e dëshmorëve, invalidet e luftës, veteranët e UÇK-së, pensionistët dhe familjet mbajtëse të personave me aftësi të kufizuara, por edhe diasporen tonë.

Nëse jemi vërtetë për Shtet dhe Ushtri, nëse jemi patriot siç paraqitemi, ju ftoi ta përkrahni Ushtrinë tonë, ti tregojmë botës se si duhet vendi.

Ky propozim ka dy anët e medaljes, sepse në njëren anë kjo shumë do ta bënte Ushtrinë e Kosovës ndër më të fuqishmet në rajon, dhe në anën tjetër do i obligonte personat me paga të larta ta sakrifikonin një shumë bukur të mirë.
Jam i vetëdijshëm se propozimi nuk është i përfektsionuar, por me ide dhe këshilla të reja do të ishte bërë sa më racional.

Kurse, kategorizimi që propozoi do të dukej kështu:
1. Në kategorinë e I-rë do të futeshin personat me page nga 200-1000 euro, kurse do të paguanin 2-20 euro ne muaj; (Shih foton Kategoria I)
2. Në kategorinë e II-të do të futeshin personat me page nga 1001-2000 euro, kurse do të paguanin 25-120 euro në muaj; (Shih foton Kategoria II)
3. Në kategorinë e III-të do të futeshin personat me page nga 2001-3000 euro, kurse do të paguanin 130-220 euro në muaj; (Shih foton Kategoria III)
4. Në kategorinë e IV-të do të futeshin personat me page nga 3001-4000 euro, kurse do të paguanin 235-295 euro në muaj; (Shih foton Kategoria IV)
5. Në kategorinë e V-të do të futeshin personat me pagë nga 4001-5000 euro, kurse do të paguanin 315-395 euro në muaj; (Shih foton Kategoria V)
6. Në kategorinë e VI-të do të futeshin personat me pagë mbi nga 5000 euro, kurse do të paguanin 420 euro në muaj; (Shih foton Kategoria IV)

Ky kontribut i qytetarit do të zgjaste 5 vite, kurse pas kësaj kohe do të riformulohej varësisht nga situata ekonomike.

Per të parë se në cilen kategori gjendeni dhe sa para do të duhej te dhuroni për Ushtri, shiko postimin e plote me poshte.