Zeka tallet: Hajmalitë e Burdushit për VV’në, i janë shndërruar në sehire keqbërëse LDK’së

Deputeti nga radhët e NISMA’së, Milaim Zeka, ka reaguar pasi dy partitë LDK e VV, kanë bashkëpunuar duke dalur kundër rezulotës së PSD’së në lidhje me dialogun me Serbinë.

Sipas deputetit Milaim Zeka, këto parti janë kundër dialogut nga hajmalitë e mjekut mashtrues popullor, Burdhushit, njofton gazetametro.net.

Pasi vendet perëndimore dje dhe sot kanë përshëndetur nismën e deputetëve kosovarë në lidhje me miratimin e rezolutës për dialogun me Serbinë, kjo është një ‘nokuat’ diplomatik për LDK’në dhe VV’në, thotë Zeka.

Zeka po ashtu ka thënë se doktrina e LDK’së qëndron mbi teorinë e Enver Hoxhës.

Postimi i plotë i tij:

Vendet perendimore gadasin rende LDK-ne dhe VV-ne

Pas miratimit te rezolutes per dialog nga Kuveni i Republikes te Kosoves, pothuajese te gjitha vendet perendimore e kane pershendetur kete vendim. Kjo, ne menyre automatike nenkupton nokaut diplomatik per LDK-ne, po edhe per VV-ne, e cila edhe nuk e ka forte derte per keto relacione. LVV tere doktrinen e vet politike e nderton mbi teorine e Enver Hoxhes, “ne qendrojme me forcat tona”, “edhe bare hame, po nuk dorezohemi”, ama si duket “zecat” e Bujar Bukoshit te derguar ne LDK, e kane zhvendosur kete parti nga relacionet e saja te mira me perendimin.

Uleja e VV ne preherin e LDK se, do te beje shkaterrim te dyaneshem. Elektorati i VV se nuk e duron LDK-ne, po edhe ai i LDK se nuk e duron VV/ne. VV -ja nuk ka pasur vetem sulme politike ne drejtim te LDK-se, po edhe fizike deri me molotov. Nese krereve (disave) te LDK se ju ka prishe navigacioni i memories, elektorati nuk harron.

LDK-ja prej themelimit te saje e deri me sot nuk ka qenderu ma keq politikisht dhe ma e papergjegjeshme. Hajmalit e Burdushit te shkruara per disa zyrtar te larte te VV-se, si duket jane shenderruar ne sehire keqeberese te LDK se. Etja per pushtet, po sidomos lufta per t i mbuluar perçarjet e brendeshme te kesaje partie, e kane zhgenjyet perfundimisht elektoratin e saje, i cili nuk ka pritur qe LDK ja do ike nga pergjegjesia historike rreth dialogut me Serbine, te cilin nuk e udheheqe presidenti Thaçi, as delegacioni qeveritar, po vetem Amerika dhe Europa. Delja qe ndahet nga kjo kope, dijeni qe e hane ujku…!!!..