Gjenerali i parë i Ushtrisë së Kosovës, ish-komandanti i UÇK-së nga Akrashtica e Vushtrrisë

Rrahman Rama është ndër emrat që kanë defiluar në lajmet e ditës së djeshme, në ditën kur edhe është votuar mandati i ri që i jep natyrë ushtarake FSK-së.

Rama ka një të kaluar të bujshme ushtarake, ku më parë gjatë luftës ka qenë komandantë në Zonën Operative të Shalës.

Ai është i lindur në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, shkollën e mesme e ka të përfunduar në Vushtrri, ndërsa ka vijuar edhe trajnime dhe shkollime të tjera ushtarake
jashtë dhe mbrenda Kosovës.

Rama është dekouruar edhe me disa çmime të ndryshme presidenciale, si Medalja presidenciale e meritave, Medalja e Artë Ushtarake.

Postin që Rama aktualisht e mban në FSK, atë të Gjeneralit Lejtnant, e ushtron që nga vitit 2015.