Kryetari i Komunës Xhafer Tahiri, Kryesuesi Nasuf Aliu, dhe Besim Muzaqi, nënkryetar i Komunës së Vushtrrisë Urojne formimin e Ushtrisë së Kosovës

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë ,Xhafer Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social facebook ka uruar për votimin që është bërë në Kuvendin e Republikës së Kosovës për t’i dhënë mandat ushtarak FSK-së.

Ai këtë herë është shfaqur me uniformë ushtarake të FSK-së, duke uruar me disa fjalë formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Urime Ushtria jonë. E paqim për jetë e mot. Rrnoftë Kosova, rrnoftë Shypnia!” ka shkruar Tahiri në facebook.

Pas kryetarit Xhafer Tahiri, dhe Kryesuesit Nasuf Aliu, edhe Besim Muzaqi, nënkryetar i Komunës së Vushtrrisë, ka uruar për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Duke falënderuar për sakrificën e shumë dëshmorëve e martirëve të kombit, Muzaqi ka uruar Kosovën sot në një prej ditëve më të rëndsishëm historike që nga paslufta.

Bashkangjitur urimit, Muzaqi ka falënderuar SHBA-të për mbështetjen, dhe miqtë ndërkombëtar.

Në vijim gjeni të plotë urimin e nënkryetarit Besim Muzaqi.

Edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, Nasuf Aliu, ka uruar për Ushtrinë e Kosovës.

Aliu këtë e ka bërë duke uruar përmes llogarisë të tij në facebook, në një fotografi ku shihet me uniformë ushtarake të FSK-së.