Adelina Ismaili i këndoi Ushtrisë vite më parë, u formua në ditëlindjen e saj

14 dhjetori do të shënohet si datë historike për Kosovën.

Kosova me këtë datë formoi Ushtrinë e saj, lajm ky që ka gëzuar gjithë qytetarët, shkruan lajmi.net.

Urime të shumta kanë ardhur si nga vendi ashtu edhe nga aleatët ndërkombëtar, duke iu dëshiruar gjitha të mirat.

Këngëtarja Adelina Ismaili në vitin 1997 i kishte kënduar ushtrisë në këngën “Ushtrinë time do ta bëj”, kurse sot, pikërisht në ditëlindjen e saj u bë formimi i Ushtrisë.

Motra e Adelinës, këngëtarja Zanfina Ismaili ka shkruar në Instagram “E ka dit @adelinaofficiel qysh ne 1998…edhe ndodhi bash sot ne ditelindjen e saj…Urime Kosove”. /Lajmi.net/

Vizioni.info Author