We Speak Science shpall fituesit e konkursit të posterit më të mirë shkencor, korrigjuar në Harvard. Shqipetarja Kasandra Malasi rrëmben çmimin e parë.

We speak Science është një institute shkencor i themeluar në vitin 2014 nga dy shkencëtaret shqipëtare Detina Zalli dhe Argita Zalli që ka si qëllim kryesor të tijin rritjen e nivelit të shkencës dhe mjekësisë. Aktiviteti i WSS është goxha i gjerë dhe përfshin ofrimin e kurseve për student dhe profesionistë, bashkëpunimin me shkolla si edhe hapësirën ku çdo i ri i shkencës mund ta gjejë veten.


Si çdo vit, në tetor të këtij viti, WSS lansoi konkursin për posterin më të mirë shkencorë. Aplikimi ishte falas dhe fituesi do të zgjidhej nga akademikët e trajnuar në Harvard University. Në këtë konkurs morën pjesë 1364 pjesëmarrës nga e gjithë bota: USA, Anglia, Italia, India, Maqedonia, Franca, Holanda dhe Shqipëria. Ndonëse niveli i konkurruesëve ishte goxha i lartë dhe temat e trajtuara në posterë ishin goxha interesante dhe cilësore, Shqipëria spikati me cilësinë e punimeve.
 

Shqipëtarja Kasandra Malasi se bashku me Tamara Ozog, studente në University of Leicester, Angli, arritën të shpalleshin fituese të konkursit shkencor. Në intervistuam Kasandren e cila, në fjalët e saj falënderuese i jep rëndësi grupit të cilët e ndihmuan (mbitëgjitha kolegen Tamara Ozog) që posteri të dilte sa më mire dhe familjes te saj (prindërëve dhe vëllait) për mbështetjen dhe inkurajimin pafund. Posteri me titull: “The Role of Cofilin in Actin Polymerization” trajtoi me përpikëri rolin e proteins cofilin ne lidhje me dinamiket e aktin, te cilet luajnë një role të rëndësishëm në kontraktimin e muskujve si edhe ne lëvizjet qelizore. Grupi fitues shprehet se ideja për këtë temë erdhi për shkak se proteina cofilin është njohur të luajë një role të rëndësishëm dhe në migrimin e qelizave kanceroze. Kërkimet shkencore në këtë fushë janë vendimëtare për të kuptuar se si qelizat kanceroze lëvizin dhe shpërndahen në tumore të ndryshme.

Sigurisht që vështirësitë për të bërë një poster shumë afër “perfektes” ishin të shumta duke marrë parasysh moshën e re dhe mungesën e përvojës së të rinjve, por puna e fortë, ambicia e shëndoshë, bashkë punimi dhe fakti që nuk u dorëzuan derisa puna doli ashtu siç duhej, i çoi këta të rinj drejt suksesit.

Gjatë intervistës, Kasandra ndjehet shumë e lumtur për çmimin që fitoi. Ajo Kasandra u drejtohet të gjithë të rinjtë se kur punon për diçka me vullnet dhe pasion arrin vërtetë shumë lart, sepse pasioni dhe forca e vullnetit janë dy çelësat që hapin dyert e suksesit. Madje ajo këshillon çdo të ri që të jetë i vendosur në ëndërrat e tij dhe të mos dorëzohet, sepse forca e vërtetë e njeriut është pikërisht kjo – Të mos dorëzohesh kurrë! “Vetëm kur nuk rresht së besuari dhe shpresuari, por vazhdon të punosh me të njëjtën forcë dhe shpresë si ditën e parë, ëndërrat kthehen në realitet” – citon ajo.

Artikulli eshte marre nga www.wespekascience.com , nje organizate jo perfituese e themeluar nga dy shkencetaret shqipetare (Detina Zalli, Ph.D., Harvard University dhe Argita Zalli, Ph.D. Imperial College London)