‘Rrelos’, revista e parë shkencore në kosove

Këto ditë doli nga shtypi revista “Rrelos”, revistë me përmbajtje shkencore, e cila trajton tema të ndryshme nga fushat e shkencave shoqërore, natyrës dhe ekzakte, përfshirë këtu tema nga astronomia, gjeografia, kimia, fizika, dhe fusha tjera relevante natyrore.

Drejtori i “Rrelos”-it, Armend Xani, është shprehur në një prononcim për Vizioni.info se kjo revistë do t`u kushtojë vëmendje dhe do t`u japë hapësirë shkencëtarëve dhe studiueseve të shkencave që të plasojnë idetë, mendimet dhe punimet e tyre shkencore në revistë.

“Revista do të jetë porta më e lehtë për ata që duan të bashkëpunojnë qoftë me informacione, me tema të ndryshme, por edhe me punime-hulumtime shkencore, në mënyrë që secili që dëshiron të bashkëpunojë me revistën, ta gjejë veten dhe hapësirën e duhur për fushën së cilës i përketë”, ka thënë Xani.

Përveç kësaj kjo revistë sipas Xanit do të ofrohet informacion rreth zhvillimeve më të reja në fushat shkencore, duke e bërë kështu Relos-in një adresë për të gjithë shkencëtarët në vend që të gjejnë mundësinë për bashkëpunim dhe për të publikuar punimet e tyre shkencore.


Këtu e keni mundesin për ta porositur revisten përmes linku me poshtë
https://gjirafamall.com/libra-3/libra-2/revista-shkencore-rrelos-nr1

Vizioni.info Author