Aksident në Mitrovicë, një e vdekur tre të lënduar

Një grua e moshës 57 vjeçare është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm, pas një aksidenti në Mitrovicë.

Një aksident trafiku ka përfunduar më fatalitet mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, ku si pasojë një grua ka ndërruar jetë, ndërsa tre të tjerë janë lënduar.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident ka ndodhur rreth orës 7:30 në rrugën “Selmon Vojvoda” në Mitrovicë ku të përfshira ishin dy vetura, tre persona kanë pësuar lëndime, dy nga ta në cilësi të këmbësorëve. Rreth orës 13:00, nga QKUK, është njoftuar se e lënduara, këmbësorja rreth 57 vjeçare ka ndërruar jetë”, ka thënë Zahiti.

Vizioni.info Author