Pranvera Hyseni, të enjtën në kalan e qytetit të Vushtrrisë do të shpalos arritjet e saj shkencore në fushën e astronomisë

Astronomja vushtrriase, Pranvera Hyseni, të enjtën do të bëjë prezentimin e arritjeve shkencore në fushën e astronomisë dhe do të shpalosë para të rinjëve punën dhe angazhimin në kuadër të klubit të astronomisë Astronomy Outreach of Kosovo, të cilin klub edhe e udhëheqë.

Hyseni ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Vushtrri, për ta bërë prezentimin në fjalë, dhe ka ftuar të gjithë të rinjtë e Vushtrrisë ta përcjellin aktivitetin.

Përmes llogarisë së saj në Facebook, Pranvera Hyseni ka njoftuar po ashtu se aktiviteti mbahet në orën 14:00 në Kalanë e qytetit.

Më poshtë mund të lexoni postimin e saj në Facebook:

E dashur rini e qytetit të Vushtrrisë,

Me ftesë nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Vushtrri, nesër për herë të parë do të shpalos punën shkencore para të rinjëve Vushtrrias. Do të tregoj përpjekjet dhe arritjet e bëra në fushën e Astronomisë, si dhe gjithë kontributin e dhënë në kuadër të klubit të astronomisë Astronomy Outreach of Kosovo.
Prandaj, i bëjë thirrje të hapur të gjithë të rinjëve të na bashkohen nesër, më 6 dhjetor 2018, duke filluar nga ora 14:00, në Kalanë e Qytetit.

Sinqerisht,
Pranvera
AOK