Po ju ndihmon në përgatitjen e talentëve në “The Voice of Germany”, Dua ka disa fjalë për ta

Dua Lipa është artiste shumë e suksesshme në arenën ndërkombëtare.
Dua Lipa së fundi ka udhëtuar në Gjermani, ku edhe ishte e ftuar për të ndihmuar në përgatitjen e talentëve të rinj.

Nga atje, këngëtarja ka publikuar disa imazhe gjatë provave ku shihej se po argëtohej në maksimum.

“Shkova për ta ndihmuar mikun tim Mark Forster për të përgatitur konkurrentët e tij në “The Voice of Germany”, për raundin e tyre të radhës!! Aq shumë talente dhe aq shumë argëtim…Mos e humbisni këtë episod”, ka shkruar ndër të tjera Dua.

Sa i përket jetës private, Dua Lipa është në lidhje me Isaac Carew, i cili e shoqëron atë në pothuajse çdo udhëtim.