Çfarë do të ndodhë me taksën? Hahn viziton Beogradin para Prishtinës

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, do ta vizitojë Beogradin para se të vij në Prishtinë.
Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, nesër do të udhëtoj për në Beograd ku pritet të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Këtë vizitë në Beograd komisioneri Hahn, do ta zhvillojë para se ai të vij në Prishtinë.

Siç shkruan “Tanjug”, Hahn në Beograd do të arrijë nesër në mëngjes dhe do të takohet me presidentin serb, Vuçiq, ndërsa pasdite ai do të udhëtoj për në Prishitnë.

Po ashtu, mediumi serb bën të ditur se tema kryesore që do t ë diskutohet në këto takime në Prishtinë e Beograd do të jetë vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën prej 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Komisioneri do ta përsëris qëndrimin e BE-së, ku kërkohet shfuqizimi i taksës dhe në këto takime Hahn do të theksojë arsyen e përqëndrimit të përmirësimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal. Këto janë parime që të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor i kanë pranuar përfshirë edhe Kosovën”, thuhet në deklaratën e Komisionit Evropian.

Sipas Komisionit Evropian, Hahn në Kosovë pritet të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin, Kadri Veseli si dhe me përfaqësuesit e opozitës, transmeton më tutje lajmi.net.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, ka bërë të ditur për “Tanjug”, se arsyeja e vizitës së komisionerit Hahn ka të bëj me taksën doganore që ka vendosur Kosova ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Hahn në vizitat e tij në Prishtinë e Beograd, ka për qëllim që të diskutojë me udhëheqësit shtetëror për të gjetur një zgjidhje urgjente për të qetësuar gjendjen aktuale.