Banja Kllokotit-vendi ku gjejn sherim mijra persona (foto)

Kjo banjë, si spital special për rehabilitim funksionon që nga viti 1981. Atë e vizitojnë dhe kurohen shumë vendës e të huaj. Në mjediset e kësaj qendre ka burime të pashtershme të ujit mineral me temperaturë 37°C dhe baltë shëruese të njohur me emrin “pelloida e Kllokotit”. Në kuadër të kësaj Qendre punojnë ekip i mjekëve specialist dhe fizoterapeutëve me përvojë shumëvjeqare . Krahas pishinave të brendshme dhe të jashtme pacientëve u mundësohet edhe shërbimi i fizioterapeutike me trajtim bashkëkohor.

Egzistojn disa arsye pse duhet ta vizitoni Banjen e Kllokotit e ato jane :

1.Ujrat termomineral.
Rajoni i Anamoravës për nga ndërtimi i relievit i takon ndryshimeve gjeologjike të shkaktuara nga levizjet tektonike. Morava e Eperme , sipas pamjës së relievit dallohet me kodrina dhe lugina tektonike që janë të pasura me minerale. Pikërisht në Moraven e Eperme dhe nëpër majat e maleve dhe kodrinave vërehet se kanë vepruar dikur vullkanet dhe pas shuarjes së tyre kanë mbetur vetëm kupolat rrumbullake. Ato vullkane kanë nxjerrë minerale të shumta mbi koren e tokës nga ujërat nëntokësorë, të cilat e bëjnë thithjen e mineraleve dhe ato i grmbullojnë në luginën e Moravës së Epërme. ‘’ I rallë është ai vis në të cilin në një sipërfaqe kaq të vogël disponon me më shumë burime të ujërave shëruese , termal e mineral sikur që është Anamorava ‘’… Magma është më afër sipërfaqes së tokës e cila liron temperaturë dhe e ngrohë ujin . Ujërat mineral në Banjë të Kllokotit qe dalin në sipërfaqen e tokës sillen prej 31 – 37 grad celcius .

2.Balta Medicionale – Pelloida
Balta e Banjes së Kllokotit është studjuar në mënyrë shkencore dhe është vertetuar se i plotson të gjitha kriteret e nevojshme për përdorim mjekësor. Balta e Banjës së Kllokotit paraqet një përzirje të ujit termomineral si dhe substancave organike dhe inorganike të baltës shëruese të Kllokotit të quajtur me emrin pelloida e Kllokotit. Pelloida zakonisht aplikohet në mënyrë lokale në formë të kompresave ose drejtpërdrejtë në vendin e duhur duke mbështjellur pjesët e trupit.Aplikohet e nxehtë ose me temperaturë indiferente. Në varësi nga sëmundja dhe indikacionet e individit pelloida së pari ngrohet, e pastaj pjesët e sëmura të trupit mbështjellen me të dhe ashtu të mbështjellura qëndrojnë prej 15 deri në 20 minuta dhe në fund pelloida largohet me ujë termomineral. Ka efekte mekanike, termike dhe kimike. Përshpejton qarkullimin e gjakut, rrit proqeset metabolike, ndihmon në proqeset kronike inflamatore etj.

3.Terapite qe aplikohen ne kete qender :
Kineziterapia
Parafinë – Peloidoterapia
Elektroterapia
Laseroterapia
Magnetoterapia
Hidroterapia
Terapitë aplikohen dhe gjendja e çdo pacienti mbikqyret nga mjekët specialitst profesionist te lëmive përkatese.

4.Akomodimi dhe Mikpritja
Momentalisht Banja Kllokotit disponon dy hotele me një kapacitet prej 800 shtretërish.Nje dhome perfshinë 2 ose 3 shtretër varsisht nga nevoja e pacientit,TV,frigriofer,WiFi etj. Gjithashtu vlen të theksohet se në ndertim e sipër është edhe Hoteli i 3-të në këtë qendër me një kapacitet prej 350 dhoma dhe restorantin me 350 ulse.
Banja Kllokotit është privatizuar në vitin 2007 nga kompania e njohur “EURO ABI sh.p.k” , e drejtori i kësaj qendre z.Nezir Rexhepi tha per vizonin.info se ndihet mjaft i lumtur që kjo qender është shumë e vizituar,ne si staf e kemi për detyre ofrimin e komoditetit dhe plotësimin e nevojave të çdo pacienti.

I pytur për fluksin e madh të vizitoreve, Rexhepi u pergjigj : Me knaqësin më të madhe punojm për mikpritjen,akomidimin,ushqimin dhe trajtimin e vizitoreve tanë,deri më tani pjesa më e madhe e vizitorve janë ndare të knaqur me mikpritjen dhe trajtimin e gjetur ne qendren tone.