Publikohet revista shkencore “Rrelos”, me tema të ndryshme shkecore dhe atraktive

Këto ditë ka dalur nga shtypi revista më e re në vend, “Rrelos”, revistë me përmbajtje shkencore, e cila trajton tema të ndryshme nga fushat e shkencave shoqerore, natyrës dhe ekzakte, përfshirë këtu tema nga Astronomia, Gjeografia, Kimia, Fizika, dhe fusha tjera relevante natyrore.

Kjo revistë është botuar këtë muaj dhe drejtuesit e saj kanë thënë se deri te botimi i revistës kanë ardhur pas një punë të gjatë.
Në një prononcim për portalin Vizioni.info, kryeredaktori e revistës shkencore “Rrelos”, Florim Shatrolli, ka folur me optimizëm si dhe shpresë se kjo revistë do jetë një dritare informimi në fushat shkencore, njëherësh do jetë inkurajuese për të rinjët që të hulumtojnë dhe të hartojnë tema në fusha shkencore, e ku kjo revistë do jetë mbështetëse dhe shtytëse e të rinjëve që të tregohen suksesshëm në punimet e tyre.

“Qëllimi i botimit të revistës ‘Rrelos’ është që të ofrohet infomacion rreth zhvillimeve më të reja në fushat shkencore, por edhe që kjo revistë të jetë një adresë për të gjithë shkenctarët në vend që të gjejnë mundësinë për bashkëpunim dhe për të publikuar punimet e tyre shkencore. Kemi mnduar se një revistë dhe një dritare e tillë mungon dhe është e nevojshme, andaj jemi fokusuar në fushat shkencore”, ka thënë ndër të tjera kryeredaktori i “Rrelos”-it, Florim Shatrolli.
Ndërsa, redaktori i revistës shkoncore “Rrelos”, Esat Vatovci, është shprehur se ndihet i kënaqur që po e mbulojnë një zbrazëtirë në fushën shkencore.

“Synimi i revistës shkencore “Rrelos” është të mbajë të informuar lexuesit në mënyrë kontinuele dhe në hap me zhvillimet më të reja nga bota shkencore në mbarë globin”, ka thënë ndër të tjera Vatovci.

Kurse, drejtori i “Rrelos”-it, Armend Xani, është shprehur se kjo revistë do t’iu jap hapësirë shkenctarëve dhe studiuesëve të shkencave të plasojnë idetë, mendimet dhe punimet e tyre shkencore në revistë.

“Kjo revistë do të jetë porta më e lehtë për ata që duan të bashkëpunojnë qoftë me informacione, me tema të ndryshme, por edhe me punime-hulumtime shkencore, në mënyrë që secili që dëshiron të bashkëpunojë me revistën, ta gjejë veten dhe hapësirën e duhur për fushën së cilës i përketë”, ka thënë më tej drejtor I revstës “Rrelos”, Armend Xani.

Revista shkencore RRELOS do gjendet në sistemin online përmes >gjirafamall.com<.

Zbulimet rreth Astronomisë, Fizikës, Kimisë, Gjeografisë, botës shtazore, botës bimore, do të jenë prezente në këtë revistë në kohë reale. /Vizioni.info/

Porosite ketu >RRELOS<