“Të udhëtojmë nëpër botë”, emision me vlera dhe edukativ

Që një muaj në RTK 1 ka filluar të trasmetohet emisioni për fëmijë ” Të udhëtojmë nëpër botë” . Një emision edukativ e arsimorë për fëmijë. Portali vizioni .info ka biseduar me regjisorin dhe skenaristin e këtij emisioni z. Fazli Muharremin- Talin. I cili na tregon se si ka ardhur deri te ideja e këtij emisioni.

Ai thekson “Te ne ka seriale ka emisione përplot me politikë ka humor të bastarduar por nuk ka emisione edukative prandaj duke e vrejtur këtë ne erdhem me këtë ide me këtë emision për fëmijë Të udhëtojmë nëpër botë, është udhëtusja ( Arjola Demiri) e cila së bashku me fëmijët udhëton nëpër botë. Për çdo javë fëmijët do të mësojnë për kulturën, zakonet , prodhimet, kuriozitetet, veshjet e shumë gjëra që ofron ai vend.

Fëmijët do të mësojnë p.sh. në Kinë për murin kinez , për ushqimet për popullsinë e shumëçka për Kinen. Ky emision ka disa karaktere të fëmijëve si një fëmijë është më i lazdruar dhe i dhanun pas telefonit . Njera vajzë është që ka lexuar shumë gjëra dhe din për shumë kuriozitete. Njëra është piktore, njëra e dhanun pas ushqimit keshtu që femijët kan krijuar një raport të mrekullueshëm me udhëtuesen. Ky emision është realizuar falë producentit Besar Zahitit dhe Koproducentit Hazir Haziri. Ky emision realizohet nga prodksioni ” One” Shqipron Halimi . Ndersa Regjia dhe skenari Fazli Muharremi -Tali. Ky emision emetohet çdo të shtunë nga ora 12:30 në RTK1 . Kemi pasur nevojë për një emision me vlera dhe edukativ për fëmijët./Esat Vatovci/Vizioni.Info/

This slideshow requires JavaScript.