Vuçiq i ankohet Rusisë dhe Kinës: Rritja e taksës ndaj Serbisë destabilizon rajonin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sonte me ambasadorin e Kinës dhe të Rusisë.
Vuçiq i ka njoftuar ata lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës doganore në 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia, transmeton lajmi.net.

Këtë vendim, presidenti serb e ka quajtur të papërgjegjshëm nga ana e Qeverisë së Kosovës, dhe ka kërkuar nga ambasadorët t’i informojnë presidentët e tyre.

Nga po i njëjti takim u tha se ky vendim çon në destabilizimin e plotë të gjithë rajonit dhe mund të çojë edhe në përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka kërkuar heqjen e menjëhershme të taksës ndaj Serbisë.

Vizioni.info Author