Reagim nga Bosnja: Vendim hakmarrës i Prishtinës, të reagojë BE-ja

Ministri i jashtëm i Bosnjës, Igor Crnadak e ka dënuar vendimin e Prishtinës për vendosjen e tarifës 100 % për mallrat e importuara nga Bosnja dhe Serbia.

Ai e ka quajtur vendimin të pamenduar dhe hakmarrës, për shkak të mospranimit të Kosovës në Interpol, raporton KTV.

Sponzor

Crnadak ka thënë se vendimi i Kosovës do të ketë një sërë pasojash, porse në këtë moment është me rëndësi të dëgjohet qëndrimi i Bashkimit Evropian.

“Shpresoj që qëndrimi i BE-së të jetë i qartë, sepse vetëm dënimi verbal nuk do të jetë i mjaftueshëm”, ka thënë Crnadak.