Naser Imeri shpalosë iniciativën e re, një euro në muaj për fondacionin “Qëndrim Aliu”

I ftuar në emisionin Ora 7 në TV KlanKosova ishte humanisti i njohur nga Vushtrria, Naser Imeri.

Imeri ka shpalosur gjerë e gjatë aktivitetin dhe inciativën e themelimit të Fondacionit “Qëndrim Aliu”, fondacion ky i cili është themeluar së fundmi për t’u dalë në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë për shërim jashtë vendit.

Ai ka treguar se si ka ardhur deri te themelimi i këtij fondacioni i cili rezultoi nga një rrjedhojë e një aksioni humanitar për t’a ndihmuar të riun Qëndrim Aliu, rast i cili mobilizoi një qytet të tërë për t’i dalë në ndihmë.

Imeri ka treguar se fondacioni momentalisht është themeluar nga disa biznesmenë vushtrrias, por në të nuk do të mungojnë as aktivitetet humanitare.

Ai ka thënë se kanë ndërrmarë edhe një iniciativë që të punësuarit në instuticionet publike e private të kontribuojnë me nga një euro në fondacionin “Qëndrim Aliu” nga pagat e tyre.

Tutje ai tha se kjo ka filluar nga ky muaj dhe se ata janë duke vizituar edhe shkollat dhe institucione të tjera si Komunën për të ndihmuar në këtë fondacion.

Vizioni.info Author