Dimri, nëntë arsyet për ta pëlqyer

Ndërsa tashmë stina ka ardhur tërësisht e tiparet e saj nisin të thellohen, janë një seri gjërash interesante që të presin nëse del jashtë. Më poshtë do të gjeni një listë prej nëntë arsyesh më të qenësishme për ta shijuar atë e për t’u ndier edhe më optimistë
Dimri është një stinë vërtet magjike. Sigurisht se shumëkush do të ankohej e do druhej ta cilësonte të tillë, ndërsa netët janë të gjata e ditët të shkurtra, nis të bëjë ftohtë – e madje shpesh edhe shumë ftohtë.

Por ndërsa tashmë stina ka ardhur tërësisht e tiparet e saj nisin të thellohen, janë një seri gjërash interesante që të presin nëse del jashtë. Më poshtë do të gjeni një listë prej arsyeve më të qenësishme për ta shijuar këtë stinë e për t’u ndier optimistë më shumë se edhe në stinët e tjera të vitit.

1- Gushëkuqi krenar e punëtor

Shumë prej nesh po presin me padurim afrimin e festave. Një kohë kur drerët magjikë tërheqin slitat në ajër dhe njeriu i dëborës dhe qentë luajnë në kopshtet e bardha, ndërsa brenda shijohet gjeli i detit.

Asnjë zog tjetër nuk e përfaqëson më shumë shpirtin festiv të dimrit sesa gushëkuqi, me puplat e tij të kuqe që në çdo rast ia vlejnë të merren si motiv për një kartolinë. Ndoshta sepse ai lidhet me postierin ose sepse sjell një alternativë ndaj të bardhës së dimrit, ose sepse ka pak zogj që mund të dëgjohen të këndojnë në ditën e Krishtlindjeve, duke mbrojtur në fakt territoret e veta, pra duke bërë punën e vet të përditshme.
2 – Shëtitje në një mëngjes të akullt

Me temperaturat që bien dhe qiejt e pastër, vijnë tashmë mëngjeset e akullta dimërore. Ne në Britaninë e Madhe kemi ca panorama të mrekullueshme, parqe dhe zona bukurish të rralla natyrore që të bëjnë të ngrihesh herët në mëngjes për të nisur një ditë siç duhet.

3 – Kundroni shpendët e egër dimërorë

Dimri është stina më e mirë e vitit për të kundruar patat, mjellmat dhe rosat apo çdo zog tjetër që qarkullon në këtë stinë. Nuk do mund ta mendoni, por ata vijnë këtu me dhjetëra-mijëra, sepse dimrat tanë janë relativisht më të butë dhe ushqimi për ta mund të gjendet më lehtë; për t’u rikthyer në pranverë sërish në vendet nga kanë ardhur. Vëreni pak sasitë e mëdha të rosave të egra në zonat bregdetare, dhe disa specie të rralla si thëllëza dhe rosa syartë.

4 – Pulëbardhat veshtulle

Ju mund të mendoni se stina që po mbarset, ka bërë që të humbasin të gjitha lulet, gjethet e gjelbërimi, duke i bërë ato një kujtim të së shkuarës. Por hidhini një sy një tufe manaferrash, luleshtrydhesh e bimësh të ngjashme rreth e rrotull. Frutat e tyre dimërore janë një ushqim shumë i rëndësishëm për jetën e egër. Manaferrat e kuqe dhe ato të ahut, janë shumë tërheqëse, por manaferrat e bardha veshtulle hahen vetëm nga pulëbardhat veshtulle. Sigurisht se ju do t’i gjeni ato si objekte zbukuruese përgjatë festave të fundvitit ngado që të shkoni.

5 – Tingëllon po aq mirë sa ç’duket

Ka më shumë se zëri i zileve të slitave që mund të dëgjohet me kënaqësi në dimër. Nuk janë net aq të qeta ato kur bufët gjenden rrotull, pasi në këtë stinë të vitit, ju mund të dëgjoni thirrjen klasike që mashkulli i dërgon femrës për çiftim. Por ata nuk janë të vetmit zogj që bëjnë një zhurmë në dimër; do dëgjoni më pas qukapikët që trokasin fort në trungje e degë pemësh në janar e shkurt.
6 – Zogj që joshen nga ushqimi

Dimri mund të jetë një stinë e ashpër dhe për shumë zogj është vështirë për të gjetur ushqim, kështu që mund të jetë shumë e rëndësishme të ofrojmë një dietë plotësuese për ta. Ushqimet me shumë yndyrë, ndihmojnë që ata të ruajnë rezervat e tyre dhe gjithashtu parapëlqehen një përzierje farash, krimbash dhe kikirikësh, të cilat do të jenë të mirëpritura prej tyre, nëse doni t’u shërbeni miqve të vegjël të natyrës.
7 – Tufat e zogjve

Në dimër shumë zogj mblidhen të hanë së bashku, ndonjëherë madje në numra shumë mbresëlënës. E dini: e bëjnë këtë për t’u ngrohur dhe për të pasur siguri. Njëri ndër fenomenet më mbresëlënëse, është mbledhja e tyre në tufë që mund të shihet përgjatë gjithë vendit. Por zogjtë e tjerë mund të shihen në numra më të mëdhenj, duke mbuluar mbarë vendin:
8 – Ndryshojnë ngjyrën për stinën

Jo vetëm panorama e vendit tonë, por kudo në këtë stinë ndryshon ngjyra e natyrës, e madje këtë gjë e bëjnë edhe shumë kafshë, më së shumti për t’u përshtatur më stinën e re. Lepujt e maleve për shembull, ndërrojnë lëkurë duke lëvizur nga kafja në të bardhë, gjë që u ndihmon atyre të fshihen në dëborë. Por nëse dëbora shkrin herët, ata mund të shfaqen si një “gisht i plagosur”.
9 – Dëbora le të bjerë

Ka parashikime se mjellmat “Bewick” do të mbërrijnë herët, duke na sugjeruar me shumë gjasa se ne do të jemi para një dimri vërtet të ashpër – ndoshta më i ashpri në 50 vitet e fundit. Nëse është e vërtetë, atëherë le të luajmë pak me dëborë; do të jetë një bekim për ata që pëlqejnë slitat, por një mallkim sigurisht, për ata që duan të udhëtojnë.