Skenarët e mundshëm për vizat

Deklarata e fundit e kancelarit austriak, Sebastian Kurz, i cili u shpreh skeptik në heqjen e vizave për Kosovën, tregon qartë që Presidenca e Bashkimit Evropian nuk ka vullnet që ta vendosë në agjendën e saj çështjen e liberalizimit këtë vit.

Kështu kanë theksuar për “Zërin” ekspertët e integrimit evropian, të cilët thonë se procesi i vizave rrezikon të shtyhet për vitin e ardhshëm.

Andaj sipas tyre, ekzistojnë disa skenarë, të cilët mund të ndodhin me këtë proces. Po qe se Këshilli i Ministrave nuk merr vendim pozitiv për heqje të vizave në dhjetor të këtij viti, njohësit e procesit të integrimit vlerësojnë se opsioni tjetër për t’u diskutuar për viza është maji i vitit të ardhshëm, shkruan Zeri.

Porse një opsion i tillë, siç shprehen ata, nuk është aspak i favorshëm pasi pikërisht atëherë do të mbahen zgjedhjet për Parlament Evropian (PE).

Ndërkaq, po qe se liberalizimi nuk ndodh as në maj të vitit tjetër, skenari i radhës është që për vizat të diskutohet tek në dhjetor të vitit 2019, që sipas njohësve të integrimit mbetet një skenar dukshëm më pak i favorshëm për Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *