Nga sot, ndalohet qarkullimi i automjeteve Gurrakoc-Klinë

Kompania e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës do të fillojë nga sot asfaltimin e rrugës rajonale R104, Gurrakoc (Istog)-Klinë.

Për shkak të këtyre punimeve sot data 8 deri më 12 nëntor 2018, aksi rrugor Gurrakoc-Zallq, do të bllokohet për qarkullim të automjeteve.

Ministria e Infrastrukturës kërkon nga qytetarët që të shmangin lëvizjen gjatë këtyre ditëve në këtë segment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *