MAShT-i dhe OJQ “Toka” nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, së bashku me drejtoreshën ekzekutive të OJQ “Toka”, Jehona Gjurgjeala, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, i cili ka për qëllim të krijojë marrëdhënie zyrtare të bashkëpunimit për t’i avancuar fushat dhe temat e definuara, që kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së edukimit për fëmijët dhe nxënësit në sistemin parauniversitar në Kosovë.

Sipas këtij memorandumi një nga objektivat e definuara është implementimi i një programi edukativ dhe informativ për prindërit e fëmijëve 0-2 vjeç, që ka për synim informimin e prindërve me praktikat më të avancuara të edukimit dhe rritjes së fëmijëve.

Po ashtu, është paraparë përkrahja e mësimdhënësve në zhvillimin e vazhdueshëm të shkathtësive të tyre pedagogjike, që do të rezultojë në përmirësimin e rezultateve akademike të nxënësve.

Memorandumi parasheh bashkëpunim edhe në përkrahjen e institucioneve parauniversitare në ofrimin e një edukimi më bashkëkohor dhe cilësor për nxënësit e tyre, në përputhje me standardet e përcaktuara në Kurrikulën e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *