Viktimat e dhunës seksuale të zhgënjyera me Komisionin

Aplikimi për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës ka filluar që nga data dy shkurt e këtij viti. Deri më tani kanë aplikuar mbi 780 raste. Prej tyre njohjen e statusit nga ana e Komisionit Qeveritarë e kanë marrë 145 raste dhe 102 raste janë refuzuar.

Viktima me shifrën 24 është dhunuar për 6 muaj me radhë çdo ditë nga grupe të policëve e ushtarëve serbë të cilët pikat e tyre i kishin në Skenderaj në vitin 1998.

Ajo thotë se ka tentuar që disa herë t`i japë fund jetës së saj por bashkëshorti e ka mbështetur që ajo të kërkojë ndihmë mjekësore dhe të rehabilitohet.

Ajo thotë se pavarësisht faktit që ka deponuar fakte në UNMIK, EULEX dhe Prokurori, Komisioni Qeveritarë që shtatë muaj nuk i ka kthyer përgjigje për statusin e saj.

Por, kryetarja e këtij Komisioni Minire Begaj-Balaj thotë se kësaj viktime i është njohtë statusi dhe ajo i ka marrë tri pensione në mënyrë retroaktive.

RTK është duke tentuar ta marrë verifikimin nga ana e Komisionit dhe transferit nga llogaria bankare e viktimës për të parë saktë se si po ecën ky proces për të cilin viktimat kërkojnë ndihmë edhe nga mediat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *