PDK drejt ndarjes, Sami Lushtaku mbledh burrat!

Ditë më parë i pari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari e ka konfirmuar se shumë shpejt do të formojë një iniciativë të re, duke marrë përkrahjen e disa subjekteve politike në vend e po ashtu edhe nga disa deputet të PDK-së, ndërsa pas kësaj kryetari i PDK-së në Skenderaj Sami Lushtaku, lajmërohet nga fshatrat e Drenicës atje ku po angazhohet për zgjedhjet e reja në PDK.
Sami Lushtaku në rrjetin social “Facebook” ka bërë publike fotografi nga vizita e tij në këto fshatra, prej ku thotë se PDK është dhe mbetet e fuqishme.

Në lidhje me zgjedhjet e brendshme të PDK-së në Skenderaj Lushtaku ka thënë së janë të angazhuar me të gjithë grupin për zgjedhje të organizuara mirë.


“Në vazhdën e organizimit të zgjedhjeve të brendshme në PDK, së bashku më anëtarët e Grupit Strategjik, kemi takuar strukturat e nëndegëve në Turiqevc dhe Runik. U dakorduam që të angazhohemi të gjithë, për të mbajtur zgjedhje sa më mirë të organizuara si dhe për të identifikuar kuadro të cilat mund të japin kontribut në Partinë Demokratike të Kosovës. PDK në Skenderaj është dhe mbetet shumë e fuqishme falë mbështetjes së pa rezervë të qytetarëve. SL”, ka shkruar Lushtaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *