Liri Loshi; Ndjehem i fyer dhe i poshtëruar, edhe nga presidenti turk, edhe nga presidenti im.

Nëse flamuri i Kosovës është hequr në Stamboll pas intervenimit të presidentit serb, fjalët e Vuçiqit nuk janë krrokamë, por janë shprehje faktike të një sukesesi të tij diplomatik kundër Kosovës. Krrokamë është pikërisht reagimi i presidentit Thaçi, i cili nuk është në gjendje ta tregojë të vërtetën se si e paska tradhëtuar vëllai Erdogan për t’i bërë qejfijn Vuçiqit! Ky është vërtet një skandal i madh shtetëror! Çfarë priste presidenti që nuk largohej duke protestuar ashpër, përderisa flamuri i shtetit tonë më tutje nuk valonte në mesin e flamujve tjerë. Çka pret tash presidenti që nuk e thotë të vërtetën se ç’ndodhi me flamurin në Stamboll?! Nëse Hashimi e ndjeu veten të nderuar në Turqi, unë po ndjehem i fyer dhe i poshtëruar, edhe nga presidenti turk, edhe nga presidenti im.