Leonora EM vlerësohet për punimet e saj në ekspozitën “Kunst im Tal”

“Për këtë ndihem shumë e lumtur dhe kjo për mua është një vullnet i dyfishtë që të vazhdoj tutje!”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale

E njohur me emrin artistik në fotografi si “Leonora EM” Leonora Elshani-Murati po bën emër në qarqet artistike zvicerane me fotografitë e saj.

Së fundi ajo mori pjesë në ekspozitën “Kunst im Tal”, ku u vlerësua në vendin e tretë, shkruan albinfo.ch.

Ajo është shprehur shumë e lumtur. “Kisha nderin dhe kënaqësinë që në mesin e artistëve zviceranë isha edhe unë pjesëmarrëse e ekspozitës “Kunst im Tal” 2018 në Zvicër, ku vlen të theksohet se sipas pikave të vlerësimit të Komisionit për Kulturë dhe Art isha e radhitur në vendin e tretë.

Për këtë ndihem shumë e lumtur dhe kjo për mua është një vullnet i dyfishtë që të vazhdoj tutje!”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Leonora është lindur dhe rritur në Kosovë. Fakultetin e Arteve, dega dizajn grafik e ka përfunduar në Prishtinë.

Për dy vite e ka ushtruar këtë profesion në Prishtinë. Tash e nëntë vite ajo jeton në Zvicër, ku përveç me dizajn, merret edhe me fotografi dhe pikturë abstrakte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *