Edhe pse jetoni gjithë jetën në këtë planet të mrekullueshëm– a keni pyetur ndonjëherë veten se sa dini vërtet për të?

Toka është planeti i tretë në sistemin diellor, ndërkohë sipas largësisë nga Dielli është e pesta për nga madhësia. Edhe pse jetoni gjithë jetën në këtë planet të mrekullueshëm– a keni pyetur ndonjëherë veten se sa dini vërtet për të?

A keni menduar ndonjëherë se nga çfarë është e bërë? Ose se sa peshon? Apo pse ekziston një vit i brishtë? Për të gjithë ju që jeni kuriozë, ose të cilët dëshironi që të dini diçka të re, mëposhtë janë është 30 fakte interesante rreth planetit tonë.

1. Planeti Tokë peshon përafërsisht 5.974.000.000.000.000.000.000.000 kilogram (gati sa 6 septillion kg), që është afërsisht me të njëjtën sasi peshe sa 54,807,339,449,541,284,403 (përafërsisht sa 55 quintillion) Balena blu – krijesa me e rëndë në Tokë!

2. Gjatë ditës kemi 24 orë – 23 orë, 56 minuta dhe 4 sekonda përbëjnë kohën e nevojshme që toka të rrotullohet rreth boshtit të vet dhe kjo quhet dita yjore!

3. Një vit në Tokë nuk është 365 ditë sa mendohet gjerësisht, por 365,2564 ditë. Në shtesën 0,2564 ditë është dita që është shtuar në shkurt  në çdo katër vjet.

4. E keni menduar ndonjëherë se pse njerëzit e quajnë Tokën si planeti blu? Kjo është për shkak se 70% e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar tërësisht me ujë.

5. Nga 70% e ujit që mbulon Tokën vetëm 3% e saj është e freskët, 97% e saj është uji i kripur.

 

 

6. Nga kjo 3% më shumë se 2% qëndron në akull dhe akullnaja, që do të thotë më pak se 1% është në liqene dhe lumenj.

7. Për shkak të sasisë së ujit që mbulon Tokën, është një nga planetet më të ndricuara në galaktikë dhe mund të shihet nga një distancë tepër e largët, e gjithë kjo për shkak të reflektimit të rrezeve të diellit.

8. Toka përbëhet nga 3 shtresa të ndryshme: korja, manteli dhe bërthama. Dhe secila prej këtyre tre shtresave të ndryshme është e përbërë nga elementë të ndryshëm.

9. Korja e Tokës përbëhet nga 32% Hekur, 30% Oksigjen, 15% Silic, 14% Magnez, 3% Squfur, 2% Nikel – të cilat në total arrijnë në 96%. 4%  tjetër është i përbërë nga sasi grimcash si Kalciumi, Alumini dhe elemente të tjerë të ndryshëm.

10. Përpara se t‘ju themi se nga çfarë është e përbërë pjesa tjetër e shtresave të Tokës, këtu duhet të përmendet një fakt tepër interesant në lidhje me koren e tokës: ajo përbëhet nga pllaka të ndryshme të cilat lëvizin gjatë gjithë kohës në mantelin e Tokës, duke lëvizur në të njëjtin ritëm që rriten thonjtë e një personi!

11. Manteli i tokës përbëhet nga 44,8% Oksigjen, 21.5% Silic dhe 22.8 Magnez, edhe pse ai gjithashtu përmban sasi grimcash si hekur, alumin, kalcium, natrium dhe kalium. Megjithatë, këto elemente janë të lidhura të gjitha së bashku në shkëmbinj që përbëjnë mantelin e Tokës.

12. Manteli është shtresa më e madhe e Tokës, rreth 2970 km e trashë – kjo përbën rreth 84% të vëllimit të përgjithshëm të Tokës.

13. Korja e Tokës përbëhet nga dy shtresa, një shtresë e jashtme dhe një brendshme. Edhe pse përqindjet specifike janë të panjohura, si shtresa e jashtme po ashtu edhe ajo e brendshme përbëhen kryesisht nga hekuri dhe nikeli.

14. Shtresa e jashtme e bërthamës së Tokës besohet të jetë lëngshme, ndërsa e shtresa e brendshme besohet të jetë e ngurtë dhe e nxehtë si Dielli!

15. Për shkak të elemeteve të veçantë të bërthamës si hekuri dhe nikeli, Toka është e rrethuar nga një fushë e fuqishme magnetike që e mbron atë nga efektet e erërave solare.

16. Në të kaluarën ka pasur shumë keqkuptime rreth Tokës, të tilla sidomos kur njerëzit mendonin se Toka ishte qendra e Sistemit Diellor dhe se të gjitha planetet e tjera rrotulloheshin rreth saj! Ose kur ata mendonin se ishte e sheshtë dhe se një person mund të lundrontë me një varkë me vela mbi horizont!

17. Rrotullimet e Tokës janë duke u ngadalësuar gradualisht. Megjithatë ajo është ngadalësuar në mënyrë shumë minimale (rreth 17 milisekonda për njëqind vjet). Sipas llogaritjeve rreth 140 milionë vjet më parë Toka kishte 25 orë në ditë.

18. Nga të gjitha planetet e tjera në sistemin tonë diellor, Toka është më e dendura, me një dendësi prej rreth 5,52 gram për centimetër kub. Planeti i dytë më i dendur në sistemin tonë diellor është Merkuri me një dendësi prej 5,427 gram për centimetër kub.
19. Toka është planeti i vetëm në sistemin tonë diellor që nuk emërua sipas një Perëndie greke apo romake.

20. Emëri Tokë mendohet se lidhet me Perëndeshën Terra Mater (Gaea në mitologjinë greke), e cila ishte perëndesha e parë në Tokë dhe nëna e Uranit.

21. Emri Tokë vjen nga një kombinim i Vjetër i anglishtes dhe gjermanishtes dhe e ka prejardhjen nga fjala “EOR (th)”dhe “ertha” që do të thotë “tokë”.

22. Toka është planeti i vetëm në sistemin tonë diellor që ka ujë në të treja format (të lëngshme, të ngurtë ose të gaztë).

23. Një e treta e sipërfaqes së Tokës është pjesërisht ose tërësisht shkretëtirë.

24. Toka goditet nga rrufeja 100 herë në sekondë – ose e thënë ndryshe 8.6 milion herë në ditë!

25. Toka është i vetmi planet në sistemin tonë diellor, ku mund të ndodhë një eklips diellor.

26. Mbretëresha e Britanisë së Madhe është pronarja e ligjshme e një të gjashtës së sipërfaqes së Tokës!

27. Toka në të vërtetë nuk është e rrumbullakët në formë – por sferike. Kjo për shkak se ka një fryrje të lehtë në drejtim të ekuatorit e cilat është shkaktuar nga rrotullimi i vazhdueshëm i Tokës.

28. Jeta në Tokë (siç e njohim ne) ka ekzistuar që prej 150-200.000.000 vitesh, por Toka në vetvete është pothuajse 5 miliardë vjet e vjetër!

29. Toka lëviz afërsisht në një kënd 66 gradë.

30. Nëse ju hapni një tunel të drejtë përmes tokës dhe hidheni në të, do t’ju duhen vetëm 42 minuta për të dalë në anën tjetër!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *