“Bisbee ‘17” rikthen deportimin e para një shekulli

Gjatë verës së vitit 1917, një grup punëtorësh në minierat e bakrit në Bisbee të Arizonës, ishin ngritur nga shtrati i tyre nga sherifi lokal dhe shoqëruesit e tij, që rrethuan 1.300 grevistë që marshonin bashkë me përkrahësit e tyre, duke i dërguar në një fushë të afërme për t’i nisur me vagonë drejt New Mexicos.

Atje, ata ishin vendosur në mes të shkretëtirës pa ushqim a ujë dhe u ishte thënë se nuk do të ktheheshin kurrë më.

Ishte ky një veprim brutal, i nxitur nga lakmia e korporatave, racizmi dhe ksenofobia e periudhës së Luftës së Parë Botërore (shumica e punëtorëve ishin gjermanë dhe meksikanë).

Dhe kjo ishte fshirë në masë të madhe nga memoria kolektive e Bisbee, një qytet vetëm pak kilometra larg kufirit me Meksikën që tashmë shërben si alternativë boehimane ndaj Tomstone, vendit më të afërt për turistët. Përgjatë vizitave ndër vite në Bisbee, Robert Greene e kishte zhvilluar njëfarë fascinimi me atë që do të bëhej i njohur – nëse veç është i njohur – si deportimi i Bisbee…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *