Ndryshon moti, këto janë temperaturat për nesër

Nesër do të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Në fushat termike dhe barike do të ketë ngritje të vlerave. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK.