Barcelona – Inter, superndeshja e Ligës së Kampionëve [Foto]

Barcelona dhe Interi ndeshen sonte në “Camp Nou”, në kuadër të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen e sontme, Barcelona do të luaj pa lojtarin kryesor, Lionel Messi, i cili u lëndua në vikend ndaj Sevillas, dhe pritet të mungoj tri javë.

Ndërsa Interit do t’i mungojë mesfushori Radja Nainggolan, i cili po ashtu u lëndua në vikend kundër Milanos.

Barcelona dhe Inter janë përballur shtatë herë.

Barcelona ka katër fitore, Interi vetëm një fitore, ndërsa dy ndeshje kanë përfunduar me barazim.