Agim Bahtiri kërcënohet me vdekje

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri është kërcënuar me vdekje.
Kërcënimi ndaj Bahtirit, siç njofton Komuna e Mitrovicës, është bërë përmes një letre që i është dërguar atij.

“Në letrën e shkruar në gjuhën angleze, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri kërcënohet me vdekje për shkak të angazhimit dhe insistimit të tij të vazhdueshëm për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër”, thuhet në njoftim.

Kërcënuesit thuhet se kërkojnë nga Bahtiri që të mos ndërmarrë asnjë veprim për hapjen e kësaj ure, edhe pse projekti i BE-së për rivitalizimin e saj ka përfunduar në tërësi.

Për rastin e kërcënimit të kryetarit Bahtiri është njoftuar Policia e Kosovës dhe institucionet tjera përkatëse, të cilat janë duke u marrë me këtë çështje.