TOKA DHE DUKURITË ATMOSFERIKE

Toka është vendi ku jetojmë ne, njerëzit e këtij planeti dhe bota tërësia tjetër
bimore dhe shtazore. Planeti jonë ndër njerëz njihet me emrin “Toka” ose “Bota”,
por te disa njerëz njihet edhe me emrin “Planeti i kaltërt”. Ky planet është i vetmi
që siguron dhe akomodon jetë të përshtatshme për gjallesat.

Toka është edhe vend i miliona specieve tjera që jetojnë në planetin tonë dhe i njeriut i cili si specie
humane është e shëprndarë mbi sipërfaqen e planetit dhe jeton i sistemuar në
rreth 200 shtete. Njeriu jeton në këtë tokë me ndihmën e ushqimit që nxjerr nga
kjo, nga biosfera dhe nga energjia e mineraleve e karburanteve që nxjerr nga
nëntoka.

Toka është planeti i tretë i sistemit tonë diellor dhe me dendësinë më të madhe
në këtë sistem. Planeti jonë është i vjetër rreth 4.5 miliardë vjet dhe është i vetmi
planet në sistemin tonë diellor ku zhvillohet jeta që nënkupton reprodukimin e
jetës mbi të. Jeta në tokë ka filluar të krijohet në oqeane, e më pastaj ka vazhduar
me organizmat aerobic dhe anaerobic, të cilët më pastaj kanë ndihmuar në
krijimin e atmospheres së Tokës dhe shtresës së Ozonit.
Supozohet që, krijimi i Tokës ka ardhë si rezultat i ngjarjeve që pasuan të
ashtuquajturin “Shpërthimi i Madh”, Big-Bang1
. Sipas kësaj hipoteze, një yll
stërmadh, shpërtheu dhe u nda në një pafundësi copash të cilat më pas krijuan
galaktikat, dhe sistemet diellore. Në këtë mënyrë u krijua edhe sistemi ynë diellor

>>lexoje artikullin e plote tek linku<<