“Vuçiq shpall okupimin, nëse Kosova krijon ushtrinë”

Gazeta “Novosti” shkruan sot për presionin e brendshëm mbi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas paralajmërimeve për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

“Nëse formohet ushtria e Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të jetë nën presion të madh të brendshëm nga autoritetet e Beogradit për ta shpallur okupimin e Kosovës, sepse sipas të gjitha marrëveshjeve vetëm KFOR-i mund të jetë në territor si forcë ushtarake”.

E përditshmja serbe i ka kushtuar numrin e sotëm të ballinës presidentit Vuçiq duke cituar burime brenda krerëve të shtetit që kanë marrë mbështetje edhe nga bashkëpuntorët më të afërt të pozitave më të larta në Serbi.

“Novosti” shkruan se krerët nga Prishtina ndihen më të guximshëm pas kërkesës së SHBA-së në OKB për tërheqjen e misionit të UNMIK-ut andaj të enjten kanë votuar unanimisht për tri propozimet për transformimin e forcës së sigurisë në ushtri të Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se ushtria e Kosovës është krijuar me qëllim që t’i kërcënojë serbët dhe Serbinë.

“Derisa është Rezoluta 1244 në fuqi në Kosovë nuk mund të ketë asnjë forcë tjetër të sigurisë përveç KFOR-it. Ushtria e Kosovës në të cilën nuk ka serbë dhe kundër së cilës janë serbët dhe Serbia, është ushtri e cila krijohet për të kërcënuar Serbinë dhe sërbët”, u shpreh ai.

“Duke i dhënë terroristëve të padënuar armë në dorë për ta kërcënuar paqen është mundësi për krijimin e krimeve të reja”, theksoi Vulin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *