Haradinaj: Ideja për lëvizje kufijsh është shqetësuese

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nëse energjia e shpenzuar për kufijtë, do të adresohej nga njohjet, atëherë Kosova do të njihej nga pesë shtetet e BE-së që deri tani refuzojnë sovranitetin e Kosovës.

Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri pas mbledhjes së Qeverisë, me ç’rast edhe njëherë shprehu qëndrimin kundër korrigjimit të kufijve, ide kjo e presidentit Hashim Thaçi.

“Ideja me lëvizë kufijtë dhe territoret është shqetësuese , jam kundër kësaj edhe nuk mendoj se është zgjidhja për asnjë gjë që na pret përpara. Si mundemi me marr njohje prej këtyre vendeve nëse atë energji që e qojmë me diskutua për kufijtë e kishim çu kah marrja e njohjeve ndoshta Greqia, Rumania, Sllovakia, na kishin njohur deri tash”, tha Haradinaj.

Sa i përket krijimit të ushtrisë, Haradinaj tha se janë në kontakt me NATO-n, mirëpo vendimi për ushtrinë është nacional.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *