Konventa e shpresës apo kozmetika zgjedhore!

Shkruan: Burim Gjaka

Duke shikuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike të Kosovës në vigjilie të zgjdhjeve të brendshme dhe duke njohur potencialin e saj që nga themelimi kam menduar gjërë e gjatë në krijimin e një mendimi se si është dhe si duhet të jetë Partia Demokratike e Kosovës në vijim. Tashmë dihet botërisht se asnjëherë kjo parti nuk ka qenë më keq në renditje se tani që nga themelimi i saj edhe pse dikujt mund t`i duket ndryshe. Renditja në zgjedhjet e fundit nacionale dhe humbja e shumë komunave në zgjedhjet lokale, natyrisht se kanë lënë pasojat e shumta të cilat janë vështirë të riparueshme. E aq më keq kur i shtohet kësaj edhe fakti që është bër një kohë e gjatë që kjo parti nuk ka drejtuar qeverinë. Ky fakt vetëm se ka shtuar pezmin e aktivistëve partiak ndaj lidershipit të partisë së tyre.
Z. Veseli është treguar shumë i kujdesshëm në adminstrimin e kësaj situate duke u munduar qe një kohë të gjatë t`ia gjej diagnozën e saktë kësaj gjendje, porse a ia ka arritur mbetet të shihet. Shtyrja e konventës zgjedhore deri tani ishte në favor të qetsimit të gjendjes. Krahasuar kohën pas zgjedhjeve dhe tashmë, janë ftohur paksa gjakrat e njerëzve brenda partisë, pasi që athëherë kërkoheshin më shumë përgjegjësit e humbjes së zgjedhjeve nëpër ç`do qytet kurse tashmë kjo qështje as që po përmendet.
Dhe kur jemi në një situatë të tillë ku po pretendohet që partisë t`i kthehet nami që kishte dikur, lidershipi i partisë ka para vetes dy rrugë për t`i kaluar, por se për cilën do të përcaktohet nga ajo rrugë do të varet edhe e ardhëmja e saj; të ndjeket “rruga e shpresës” apo të vazhdohet “rruga e kozmetikës zgjedhore”.
1. E para nënkupton që z.Veseli t`i filloi reformat e mirëfillta në parti duke i larguar nga partia të gjithë ata të cilët kanë afera korruptive apo kriminale, e që falë tyre edhe i ka humbur zgjedhjet, e bashkë me ta të shkojnë edhe kryetarët dhe ekipet humbëse nëpër degë. Kjo do të nënkptonte hapjen e partisë për të rinjët që aktualisht i ka partia, por nuk ua ka dhënë hapsirën e merituar deri tani dhe;
2. E dyta nënkupton që z.Veseli të vazhdoi “kozmetikën kadrovike zgjedhore ” me këto struktura të njejta drejtuese me disa aderime të reja në parti sa për të thënë dhe me disa rokada pozicionesh nëpër degë, por duke mos ua ulur fare influencën e atyre që e kanë dërguar partinë në këtë gjendje. E kjo nënkupton vazhdimin e kësaj rruge të keqe që e ka nisur, e cila e dërgon edhe më në humnerë partinë që dikur ishte makineri dhe shembull pune dhe organizimi për partitë tjera.
Se cila rrugë do të ndjeket varet nga Kadri Veseli dhe ekipa e tij, por nuk duhet kalkuluar pa rrisk. Shumica e partive të krijuara në Kosovë pas lufte kanë brumin e PDK-së dhe kjo ka ndodhur vetëm pse ata janë anashkaluar nga lidershipi i partisë në të gjitha lokalitetet ku kanë qenë. Prandaj duhet pasur kujdesë, ngase partia ka të ardhëme atherë kur grumbullon njerëzit e mirë dhe largon të këqinjët, jo atëherë kur ndodhë e kundërta. Por kjo nuk do të thotë që dikujt të mos i tregohet vendi. Pastrimi i partisë nga ata të cilët humbin elektoratin është lehtë për t`u bër vetëm se duhet guxim, e guximi nuk duhet t`i mungoi një lideri i cili pretendon ta drejtoj vendin.
Për ta pastruar lagjen dhe fshatin së pari duhet pastruar shtëpia dhe oborri yt prandaj kjo duhet të ndodhë nga z.Veseli, ndryshe fjala reformë mund të mbetet vetëm në letër. Për të pasur sukses në zgjedhje partia duhet të punoi 4 vite e jo të ekzaltohet me disa pozicione nëpër qeveri dhe duke i harruar tërsisht aktivistët në nivel lokal të cilët kanë meritat kryesore për rritjen e partisë.
Se si do të shkojnë gjërat i mbetet kohës, mirëpo beteja fitohet kur jeni i përgatitur, keni potencialin e nevojshëm dhe qëllimin e qartë. E ardhëmja duhet të ndërtohet bazuar në të tashmen por duke mos harruar të kaluarën, prandaj ndërlidhja në mes tyre do ta sjellte suksesin e dëshiruar nga të gjithë. Ose do të ndodhë e kundërta e që nuk do t`i pëlqente asnjë anëtari të partisë. Të kesh në ekipë lojtarë të mirë, por duke mos i aktivizuar asnjëherë në lojë do t`i humbasësh ata, prandaj kujdesë sepse me lojtarë të këqinjë nuk fitohet titulli.