Të shoh më qartë kur ti je larg, afrohu të të dua, edhe nëse kjo është lojë

Dua t’i harroj sot fjalët

le të flasin vetë vështrimet

Le të flasë dora që dridhet

këtu mbi kitarën time

Se kur herët bie nata

një dritë ndizet brenda meje,

njerëzit fytyrat fiken

asgjë tjetër s’ndjej veç teje

Nëpër javë rrjedh trishtimi

cigaren prapë kam filluar

nuk je ndryshe nga te tjerat

vetëm unë kam ndyshuar

E tërheq imazhin tënd

me vete nëpër gjumë

jemi bashkë por në agim

i vetëm mbetem unë

Të shoh më qartë kur ti je larg,

afrohu të të dua,

edhe nëse kjo është lojë

nuk më pëlqen te luaj

Diçka mirë e kam ditur

vajzat vdesin porsi lule

Një petal që m’solli vjeshta

nëpër flokë vjen e më ulet

E tërheq imazhin tënd

me vete nëpër gjumë

Jemi bashkë por në agim

i vetëm mbetem unë

Dua ti harroj sot fjalët

kuptoji ti vështrimet

Nata dridhet mbi rrugica

dhe ti mbi dorën time