Përfaqësuesja e Kosovës ka mbërritur në “Fadil Vokrri”

Ka mbetur më pak se dy orë nga starti i ndeshjes, Kosovë – Maltë.
Përfaqësuesja e Kosovës ka mbërritur në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja që do të startoj në ora 20:45, do të zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve, raporton “lajmi.net”.

Djelmoshat e Përfaqësueses së Kosovës kanë filluar të dalin në fushë, para përballjes me Maltën.

Kujtojmë se Kosova është në Grupin D, e që është lider i grupit me katër pikë.