Pamje kur tifozët e Maltës pushtojnë sheshin e Prishtinës

Dardanët sot nuk do të jenë tifozët e vetëm në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sonte duke filluar nga ora 20:45 zhvillohet ndeshja në mes të Kosovës dhe Maltës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

E përpos mijëra tifozëve dardanë që do të jenë në stadium sonte, në Prishtinë sot janë parë edhe dhjeta tifozë maltezë.

Ata kanë parakaluar nëpër sheshin e Prishtinës duke brohoritur për Kombëtaren e tyre.