Kosovë – Maltë, ja çfarë është duke ndodhur një orë para ndeshjes

Kosova takohet sonte me Maltën në Ligën e Kombeve.

Përfaqësuesja e Kosovës kërkon fitoren e radhës për të përforcuar pozitën e parë në grup.

Edhe sonte njësoj si në duelin e shkuar ndaj Ishujve Faro, interesimi për ta ndjekur takimin në Fadil Vokrri është shumë i madh, përcjell “lajmi.net”.

Një orë para ndeshjes janë krijuar radhë të gjata të pritjes për të hyrë në stadiumin Fadil Vokrri.